Molliqaj: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në pa shkuar njëherë në opozitë
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, të paktën pa shkuar kjo e fundit njëherë në opozitë.
“PSD nuk bënë koalicion me PDK-në pa shkuar njëherë në opozitë. Kur te ktheheni prej opozitës atëherë mund të flasim. Arsyeja e vetme është që PDK prej vitit 2008 udhëheqë me shtetin dhe është bërë shumë keqqeverisje”, ka thënë Molliqaj duke iu drejtuar Memli Krasniqit të PDK-së./Indeksonline/