11:08 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Distria e nis me fitore në Baku, por mposhtet në rrethin e dytë

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, u mposht nga ukrainasja Daria Bilodid, me rezultat 1-0 në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror që po mbahet në Baku.

Ajo e kishte filluar rrugëtimin në këtë gare me fitore, duke e mposhtur garuesen Solis të Guatemalës, në kategorinë -48 kg.

Megjithatë, ndeshja e rrethit të dytë, kundër Bilodidit, shihej si një finale para finales, pasi që ukrainasja ka qenë duke e dominuar këtë kategori.Në vazhdim, në këtë garë do të paraqiten edhe Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.