14:21 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Na ndihmoni të sjellim trupin” – lutja e prindërve për shqiptarin e vrarë në itali

“Jetojmë në kushte të vështira ekonomike, pa përkrahje dhe s’kemi mundësi të sjellim në Shqipëri trupin e pajetë të djalit tonë, ndaj lutemi të vënë dorën në zemër institucionet dhe shqiptarët të na ndihmojnë”.

Ky është apeli i përlotur i Lekë dhe Kristina Picakut të cilët rrëfyen për ekranin e Report Tv si e morën vesh vdekjen e të birit.

Prindërit kanë rrëfyer gjithashtu detaje të pazbuluara deri më tani për lëvizjet e të birit para dhe pas ekzekutimit. Sipas tyre, Viktoriani ka qenë me të vëllanë kur e vranë, ndërsa dy orë përpara se të ndodhte ngjarja ai ka komunikuar me familjarët që jetojnë në Durrës.

Prindërit kanë treguar se ditën e ekzekutimit i riu kishte ditëlindjen e mbesës. Kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar të riun të braktisë Shqipërinë, e të largohej për të punuar në të zezë në Itali, thonë prindërit.