22:51 / E Premte, 26 Prill 2024 / FR

Policia jep detaje për aksidentin në Raushiq të Pejës: Një person ka pësuar lëndime trupore

Indeksonline gjatë ditës ka raportuar rreth një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Raushqi të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi që nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Tutje Rugova, njoftoi se i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:30, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Raushiq – Pejë, ne këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.