12:25 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nagavci: Sa më shpejt të ketë hetim ndërkombëtarë për vdekjen e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media, ka kërkuar që të fillojnë të zbatohen tri pikat e kërkesës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, drejtuar Qeverisë sa i përket aktivistëve të dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja nga radhët e kësaj partie, Arbërie Nagavci, ka thënë se e gjithë ngjarja e sulmit në Kuvend ka qenë e inskenuar dhe se aktivistët e VV-së janë të pafajshëm.

Duke përmendur edhe rastin e vdekjes së Astrit Deharit, VV ka kërkuar që të fillojë menjëherë hetimi ndërkombëtarë edhe i vdekjes së tij, por të mundësohet në hetim ndërkombëtar edhe për sulmin në Kuvend.

Sipas saj, seanca gjyqësore e planifikuar për datën 22 shkurt, do të jetë dita e fillimit të rregullimit të të gjitha këtyre padrejtësive.

Ndërsa, ajo ka përmendur edhe kërkesat e miratuara në Kuvend me datën 8 dhe 9 shkurt të këtij vitit, sa  përket dënimit të akvistëve të Vetëvendosjes dhe vdekjes së Astrit Deharit.

“Në fund të debatit parlamentar, të mbajtur  me datën 8 dhe 9 shkurt të këtij viti, Kuvendi miratojë sa i përket dënimit të padrejtë të aktivistëve këto kërkesa drejtuar Qeverisë:
-Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, me 4 gusht 2016 të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë i pavarur ndërkombëtarë në njërën nga vendet perëndimorë të BE-së, përfshirë këtu edhe vendet neutrale si Zvicra, përjashtuar rasti i Astrit Deharit që do të hetohet veçmas, në Zvicër.
-Të hetohet dhe të përndjeken përgjegjësit në hierarkinë e lartë të policisë, të involvuar në inskenimin e rastit të sulmit në Kuvend dhe për përndjekjen kriminale të aktivistëve për këtë rast.
-Të hetohen dhe të merren në përgjegjësi ligjore të gjithë personat përgjegjës në hierarkinë shtetërore për përndjekjen e aktivistëve të Lëvizjes dhe për vdekjen e Astrit Deharit”, ka thënë ajo./Indeksonline/