17:06 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ndërprehet përsëri seanca e Kuvendit të Kosovës

Pas pauzës së drekës deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së sotme u rikthyen në sallë me një orë vonesë.

Mirëpo edhe pas kësaj deputetët nuk vazhduan punën, pasi që në sallë nuk ishin të pranishëm më shumë se 20 deputet.

Me këtë rast kryeparlamentari Kadri Veseli, kërkoi që Grupet parlamentare të përcaktohen nëse janë pro apo kundër vazhdimit të seancës.

Në mungesë të deputetëve të LDK-së, Korab Sejdiu nga ky grup parlamentar, tha se seanca duhet të vazhdoj të hënën e javësh së ardhëshme.

Në anën tjetër PDK-ja, ishte pro vazhdimit të seancës, ndërsa Nisma dhe PSD-ja nuk e panë të arsyeshme që seanca të vazhdoj me më pak se 20 deputet.

Kësoisoj seanca u ndërpre për të vazhduar përsëri të hënën më 9 qershor.