11:09 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë vajza e cila ishte aksidentuar ditë më parë

Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë vajza e cila është aksidentuar ditë më parë në Gjakovë.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Gjakovë më datën 22qershor rreth orës 19:30 dhe viktima femër e cila ishte për trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore./Indeksonline/