21:05 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë veprimtari Skender Kastrati

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Skender Muharrem Fejza- Kastrati, djali i patriotit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Muharrem Fejza.

Njëjte sikur babai i tij i ndjeri Kastrati ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe për këtë gjithmonë ishte përndjekur e maltretuar  nga sistemet e atëhershme.

I ndjeri Kastrati për një kohë kishte punuar edhe si mësues ne fshatin Hogosht, ndërsa ai dhe shtëpia e tij ishin strehe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot shumë rrugë si në Prishtinë por edhe në qytete e tjera mbajnë emrin e babait të tij Muharrem Fejza.

Familja Kastrati nga fshati Hogosht i Kamenicës, gjithmonë kanë qenë halë në sy e pushteteve, dhe për këtë janë maltretuar e burgosur nga politika serbe.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në Hogosht të Kamenicës në ora 13:00.