22:17 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në vend të spiralet “T”, tani përdorni kontraceptivin e ri “të rehatshëm” dhe efektiv për 10 vjet

Një kontraceptiv pa hormone është mirëpritur si një alternativë e sigurt dhe e rehatshme për gratë që vendosin ta përdorin.

Kjo spirale e njohur si “Balerina” është formuar si një top në vend të spirales në formën “T” që aktualisht e përdorin më shumë se 120 mijë gra në Britaninë e Madhe.

Kjo ri-shpikje e pajisjes intrauterine (IUD) është e para që është ridizajnuar në 50 vjetet e fundit dhe mund të këtë efekt për 10 vjet.

Pajisja është thënë të zvogëlojë rreziqet e komplikimeve, pasi forma standarde T-IUD, mund të shkëputet nëse mitra kontraktohet, transmeton Indeksonline.

Kjo formë e re e spiralet mund të zvogëlojë dhimbjen dhe gjakderdhjen tek gratë.

Balerina pa hormone është formuar si një top, në krahasim me spiralen e formës “T” dhe thuhet se zvogëlon rrezikun e komplikimeve në mitër.

Kjo IUD punon duke lëshuar një sasi të vogël të progresteronit në trup, ose pajisjet jo horomnale të bëra nga bakri ndërpresin procesin që shkakton implantimin e një veze fekonduese.

Më shumë se 14 mijë “Balerina” janë pajisur në Evropë, Izrael dhe Afrikë, dhe provat klinike kanë zvogëluar gjakderdhje dhe dhimbjen për 366 gra të moshës 250 42 vjeçe, të cilat kanë zëvendësuar IUD-in e tyre./Indeksonline/