09:48 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Nëna denoncon djalin në polici për vjedhje të kartelës bankare

Një nënë ka denoncuar djalin në polici, pasi ky i fundit i ka vjedhur kartelën e bankës, prej ku i ka tërhequr 50 euro.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se djali i saj mashkull K/Shqiptar, e ka kanosur dhe i ka vjedhur kartelën e bankës, nga ku ka tërhequr 50 (pesëdhjete) euro” thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/