22:07 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shqipëri, nusja e re denoncon vjehrrin në Polici se s’duron dot më

Një 30-vjeçare është marrë në mbrojtjen e policisë pasi e rrihte vjehrri. Historia vjen jo shumë larg, por nga Tirana ku të renë e dhunonte vjehrri me inicialet Ll.S, 73 vjeç.

NJOFTIMI: Më datë 24.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.S, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vjehrri Ll.S, vjeç 73, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.