08:18 / E Premte, 10 Gusht 2018

Nëse jeni xheloze, ndiqni këta hapa

Ekspertët kanë renditur disa këshilla si ta shmangni xhelozinë dhe të jetoni të qetë shpirtërisht me partnerin tuaj.

1. Mos reagoni në publik

Mos dyshoni direkt, por mundohni që të jeni pozitivë. Nëse nuk ju përgjigjet në telefon, mos mendoni direkt tradhëtinë, ndoshta i ka ndodhur diçka, prandaj prisni, mos u nxitoni të nxirrni përfundime të kota.

2. Flisni hapur

Xhelozia po ju bën keq dhe nuk ndiheni mirë, prandaj flisni sa më drejtpërdrejt në lidhje me dyshimet tuaja. Ndoshta do bindeni që jeni gabim.

3. Mos ofendoni femrat e bukura

Kur ju bëni një shëtitje me partnerin tuaj dhe afër kalon një femër e bukur, mos u mundoni të thoni që nuk ishte tërheqëse. Përderisa, ai ju ka zgjedhur ju, kjo femër nuk përbën kërcënim, prandaj kini më shumë vetbesim.

4. Respektoni hapësirën e tij

Mos shkoni me të kudo, por lëreni pak hapësirë. Partneri ka nevojë të takojë miq dhe të shkëputet pak nga ju. Kjo do ndihmojë lidhjen mos të bëhet monotone.

5. Ndryshoni pamjen tuaj

Nëse nuk ndiheni mirë me veten tuaj, atëherë bëni diçka ndryshe. Ndryshoni pamjen e jashtme, nëse do ndikojë në vlerësimin për veten tuaj

Temat: