12:35 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Nëse puthni foshnjën tuaj në buzë, mund t’i shkaktoni probleme dentare

Tashmë është paralajmëruar për rrezikun që mund t’i shkaktoni fëmijës suaj nëse e puthni në buzë.

Por disa studime të reja sugjerojnë se puthja në buzë të fëmijës suaj mund t’i shkaktojë atyre edhe probleme me dhëmbët.

Shkencëtarët finlandezë paralajmëruan se edhe puthja vetëm afër buzëve mund të përhapin baktere të dëmshme nga prindërit tek foshnja, transmeton Indeksonline.

Edhe ndarja e lugëve të njëjta mund të rrisë rrezikun e problemeve të dhëmbëve, pasi bakteret që shkaktojnë dëmtime të dhëmbëve mund të kalojnë në pështymë.

Studimi më i fundit konfirmon provat e paraqitura edhe më parë se puthja e foshnjave në buzë mund të dëmtojë dhëmbët./Indeksonline/