07:18 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Nëse Vuçiq arrin ta zgjidhë këtë problem me Kosovën, do të shpallet hero”

Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Serbisë.

Sipas saj, nëse Serbia arrin ta zgjidhë këtë çështje, presidenti serb Vuçiq, do të mbahet mend si politikani serb më i madh në histori.

“Pak njerëz e shohin gjithë kontekstin e çështjes së Kosovës. Ajo që ata e shohin është përzierja e Kosovës me raportet në rajon, rruga jonë në BE, marrëdhëniet me Turqinë, SHBA-në dhe Rusinë. Vuçiq për herë të parë ka mundësi për ta zgjidhur këtë çështje. Nëse zgjidhjet çështja me Kosovën, Vuçiq do të mbahet mend si politikani më i madh serb në dy shekujt e fundit”, tha Mihajloviq, transmeton lajmi.net

Këto komente ajo i bëri në një intervistë për gazetën serbe Kurir, ku komentoi 100 ditëshin e qeverisë së drejtuar nga Ana Bërnabiq.

Ajo ka vlerësuar punën e qeverisë duke thënë se ka bërë reforma ekonomike dhe fiskale.

Në Serbi po punohet për tu zhvilluar një dialog i brendshëm në lidhje me Kosovën.