14:16 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ngrihet liqeni në Kosovë, bëhet si pistë patinazhi (Video)

Edhe pse temperaturat këtë vit kanë qenë të larta nëse krahasohen me vitin paraprak, prapëseprapë ka bërë që të ngrihet liqeni, shkruan indeksonline.

Liqeni i Breznës, i cili ekziston në rrafshnaltën e Opojës në komunën e Dragashit është shndërruar si pistë patinazhi pasi u ngri i tëri.

Ky liqe, i njohur ndryshe edhe si Liqeni i Opojës është me i vogëli në Kosovë dhe është liqeni i vetëm natyral në gjithë Kosovën. Për liqenin e Breznës thuhet të ketë ekzistuar qysh në kohërat e vjetra. /IndeksOnline/

Temat: