12:29 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Nipi i Jakup Krasniqit i kundërpërgjigjet Lladrovcit

Këshilltari i ministrit të MTI-së, Arian Krasniqi që është edhe nipi i Jakup Krasniqit, i është kundërpërgjigjur menjëherë kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovcit i cili sot në një përgjigje për të gjithë ata që e akuzuan tha se “nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut”.

Lladrovci duke folur për Krasniqin kishte thënë se “kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!”.

Ndërsa Krasniqi në një status ne profilin e tij në facebook thotë se shumë atraktiv është Ramizi sa herë merret me gjithsecilin prej nesh veç e veç, ama atraksioni nga ai përfundon kur e dimë që ka në dorë vendimmarrjen ose diktatin për një komunë të tërë.

“Në fakt në të gjitha përgjigjet e dhëna në atë reagim të tij i ka vënë pyetje vetes, a e dini pse!? Se formulimi i fjalive nga kushdo që i’a ka shkruar, i ka kërkuar sqarime shtesë, se zor e kuptueshme për ne se si mund t’i kuptoj ai kur vështersitë e tija janë me serioze se kaq, pra ato në lexim të drejtë”, ka thënë Krasniqi.