19:15 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Nis takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel

Ka filluar takimi ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se takimi po zhvillohet në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit, dy presidentët pritet të prononcohen për media.

Ndryshe, në javët e fundit, presidenti Thaçi ka udhëtuar në qendrat vendimmarrëse për të harmonizuar agjendën e dialogut me partneret strategjik të Kosovës./Indeksonline/