75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Për ne serbët, nuk ka drejtësi!

Me vendim të shkallës së dytë, Ish-Komandanti i njësive myslimane në Bosnje dhe ish i akuzuari i Hagës, Naser Oriq është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Pas lirimit të tij, Presidenti i Serbisë është shprehur i zhgënjyer duke thënë se për serbët, nuk ka drejtësi.

“Është me se e qartë, se për ne sërbet nuk ka drejtësi”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Vuçiq ka thënë se pavarësisht që ka dëshmitarë që konfirmojnë se Oriq ka kryer krime, të tjerët nuk  shohin dhe bëjnë sikur nuk dëgjojnë.

“Ne jemi kundër padrejtësisë dhe atyre që kanë kryer krime. Fakti që dikush ka qenë i dënuar për arsye politike nuk do të thotë se nuk ka kryer krime. Dhe, ka plotë njerëz që jetojnë ende dhe se mund të dëshmojnë për krimet ndaj serbëve”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse duhet të luftojnë për përparimin e vendit e rritjen ekonomike.

” Kjo është ajo që ne bëjmë, se të gjitha këto viktima nuk janë harruar, si edhe disa që i përkasin një fisi tjetër, dhe bashkatdhetarët tanë u ekzekutuan”, tha Vuçiq.

“Ne askënd nuk e kërcënojmë, ne jetojmë, e duam punën tonë, përpiqemi të jemi të suksesshëm. Askush nuk mund ta marrë këtë prej nesh. Mos mendoni se kemi frikë dhe se mund të mposhtni Serbinë”, ka thënë mes të tjerash Vuçiq.

Oriq ishte arrestuar më 10 qershor në Gjenevë me urdhër arrest të Serbisë për krime lufte të bëra gjatë luftës në Bosnjë./Indeksonline/