11:55 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / k.v

Një vezë në ditë shmang rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Gjerësisht dihet se për shkak të përmbajtjes së lartë të kolesterolit, vezët janë mjaft të këqija për ne. Hulumtimet e reja, megjithatë, sugjerojnë se një vezë në ditë na ndihmon të shmangim problemet kardiovaskulare.

Disa studime kanë sugjeruar që, për shkak të përmbajtjes së lartë të kolesterolit, vezët mund të jenë ushqim i dëmshëm, veçanërisht për njerëzit që tashmë janë në rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, pavarësisht se janë të pasura me kolesterol, vezët janë gjithashtu një burim i madh i ushqyesve të shëndetshëm, si proteina, vitamina, fosfolipide dhe karotenoide.

Dhe, hulumtimet e fundit kanë mbledhur gjithnjë e më shumë prova që tregojnë se vezët nuk ndikojnë në rrezik të sëmundjes kardiovaskulare (CVD)./Indeksonline/