12:36 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Njerëzit që shpëtojnë jetë

Shqipëria gjatë sezonit turistik veror do t’i ketë aktive rojet bregdetare

Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, u shpreh se këtë vit janë marrë të gjitha masat që këto roje do të funksionojnë në plazhet tona dhe do të jenë në aktivitet.

Çeku tha se gjithashtu se ka filluar bashkëpunimi me bashkitë që administrojnë plazhet, me pronarët e hoteleve apo lokaleve që kanë marr në administrim ato segmente që i quajnë “plazhe private”, duke cilësuar se në rast se do të konstatohet nga task forca mungesa e rojeve, do të penalizohen deri në heqjen e licenses.

Në vendin tonë, ekzistojnë njerëzit që mund ta bëjnë detyrën e Rojës Bregdetare sepse që nga viti 2014, ka pas disa trajnime djemsh e vajzash  që janë trajnuar nga Instituti Ndërkombëtar e Licensimit në Mal të Zi “Lifeguard”.

Kështu që falë këtij projekti të mundësuar nga Agjencia e Bregdetit dhe Ministria e Turizmit, tashmë plazhet shqiptare mund të kenë njerëz profesionistë të licensuar të shpëtimit të jetëve në det.

Ky projekt ka trajnuar rreth 2000 persona nga Shqipëria. Edhe për këtë vit kanë nisur regjistrimet për trajnimin e Rojeve Bregdetare që do të zhvillohet në datat  25-26-27 Maj.

Instituti ndërkombëtarë i licensimit në Mal të Zi “Lifeguard” mbulon me trajnime zonën Ballkanike dhe më gjerë. /ATSH/