14:02 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Njeriu i parë që “blenë” fanellën e Ronaldos, ka një “selam” për të (Foto)

Cristiano Ronaldo do të prezantohet shumë shpejt te Juventusi pasi vendosi që pas nëntë vitesh të lë skuadrën ku fitoi gjithçka të mundshme.

Sulmuesi portugez do të mbaj fanellën me numrin shtatë, atë që e ka mbajtur te Manchesteri, Reali dhe Portugalia, shkruan indeksonline.

Për këtë është sakrifikuar edhe Cuadrado që ka pranuar të lë të lirë numrin e preferuar nga Cristiano.

“Është më bekim të japësh se sa të marrësh. Përgëzoj Ronaldon për këtë aventurë të re”, ka shkruar Cuadrado me fanellën e Ronaldos në dorë. /IndeksOnline/