20:37 / E Premte, 10 Maj 2024 / Gj. Sh

Ekipi i Futsall-it i Policisë së Kosovës, shpallët nën kampion në turnirin ndërkombëtar “Copa Del Mare Tournament”

Ekipi i futsall-it i Policisë së Kosovës (PK), ka arritur suksesin e radhës në gara ndërkombëtare në këtë disiplinë sportive.

Në turneun ‘’Copa Del Mare Tournament”, të zhvilluar në Almeria të Spanjës, nga data 6 maj deri më 11 maj 2024, ku kanë marrë pjesë 15 shtete me 38 ekipe, ekipi i futsallit i PK-së, ka zhvilluar nëntë ndeshje, prej tyre ka fituar tetë ndeshje, kurse finalen a ka humbur pas ekzekutimit të penaltive.

Lojërat e zhvilluara nga ekipi ynë dhe rezultatet:

Dita 1:

Policia e Kosovës – Lier (Belgjikë)          2:0

Policia e Kosovës – Perth (Skoci)            1:0

Policia e Kosovës – Tigers (Romani)      2:0

Policia e Kosovës – Unidas (Francë)       2:0

Policia e Kosovës- Bogota (Kolumbi)     7:0

Policia e Kosovës- IPA 1/Ias (Rumani)  3:2

Dita 2:

Policia e Kosovës – SCPM SUD (Francë) , 2:0

Policia e Kosovës – Moldova Police (Moldova) 2:0

Dita 3:

Gjysmëfinale

Policia e Kosovës – Vaslui (Romani)     2:0

Finale

Policia e Kosovës – Policia Perth PAC (Skoci) 1:1 (me penallti 1:3)