Njoftim për prishtinasit: Nesër vini mbeturinat para shtëpive, kompania ka ndryshuar orar
Kompania “Pastrimi” në Prishtinë, ka njoftuar se do ta bëjë grumbullimin e mbeturinave një ditë para festës së Fitër Bajramit, dhe jo sipas orarit të rregullt.
Ata bënë të ditur se kjo do të vlejë vetëm me rastin e kësaj feste, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët prishtinasë që t’i vendosin mbeturinat para shtëpisë sipas orarit të planifikuar.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e kompanisë “Pastrimi”:
Njoftohen të gjithë qytetarët që shërbimi i grumbullimit të mbeturinave të amvisërisë i planifikuar sipas orarit të rregullt me rastin e festës së BAJRAMIT dt. 15.06.2018 do të kryhet një ditë më herët, pra ditën e Enjte, me dt.14.06.2018.
Ky ndryshim i orarit vlen vetëm me rastin e Festës së Bajramit.
Kërkojmë nga ju qytetar të jeni bashkëpunues me ekipet e shërbimit të mbeturinave të Kompanisë “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë dhe t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë juaj sipas orarit të planifikuar.