14:36 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas LDK-së, diplomati amerikan takohet edhe me deputetët e PDK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie ka zhvilluar një sërë takimesh me deputetë të Parlamentit. Pas takimeve me grupin 6+ dhe LDK-në, ai zhvilloi një takim edhe me partinë e Kadri Veselit, PDK-në.

Këta të fundit u zotuan se do të votojnë pro-demarkacionit, që pritet nesër të jetë në Kuvend, shkruan Indeksonline

Derisa njëjtë janë zotuar se do të veprojnë edhe  tri partitë tjera, AAK, Nisma dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vetëvendosja është shprehur kategorik kundër kësaj aneks-marrëveshjes së re, ndërsa Srpska Lista ende s’ka qëndrim përfundimtar.