18:56 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas pezullimit 12 mujor, Evans rikthehet në Davis Cup

Dan Evans do të luajë për Britaninë e Madhe për herë të parë pas një viti të premten në play-off të Davis Cup ndaj Uzbekistanit.

28-vjeçari do të përballet me numrin 60-të të botës, Denis Istomin në Glasgow.

Evans u rikthye pas pezullimit 12 mujor në prill dhe ka luajtur në Challenger Tour këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Ai dështoi në testin, anti-doping pasi kishte një sasi të kokainës së kontaminuar në trupin e tij./IndeksOnline/