14:04 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Për 5 muaj, mbyllen 143 lokale të lojërave të fatit, ATK lëshoi kaq gjoba!

Përdorimi i Lojërave të Fatit shfaqet me të madhe në Republikën e Kosovës.  Madje, disa prej lokaleve  këtë e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme. Mirëpo, mbikëqyrjen e tyre po vazhdon ta bëjë përmes strategjisë së punës Administrata Tatimore e Kosovës.

Në një përgjigje për “Indeksonline”,  Zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi- Sefa ka treguar aktivitetet që kanë ndërmarrë deri më tani gjatë këtij viti për këtë veprimtari.

Sipas saj, ATK konkretisht  Departamenti i Lojërave të Fatit është i autorizuar që të mbikëqyrë dhe licencoi çdo veprimtari që ndërlidhet me lojërat e fatit.

Po ashtu ajo ka theksuar se edhe të gjitha subjektet të cilat merren me organizimin e lojërave të fatit.

Bytyqi Sefa ka bërë të ditur se prej periudhës Janar- deri në këtë kohë që jemi  kanë mbyllur mbi 140 lokale të kësaj veprimtarie.

Kurse,  ajo ka treguar edhe shifrën e gjobave që kanë lëshuar.

“• Vizita të realizuara gjithsej janë 539 vizita; • Lokale të mbyllura 143 lokale të mbyllura; • Gjobat e lëshuara janë 761,000.00€ ; • Për konfiskim për tremujorin e parë janë 17 pajisje, kurse gjatë këtij dy mujori janë rreth 30 automate të konfiskuara, si dhe 5 shtëpiza të basteve si dhe një  (1) tavolinë e pokerit lojërave live”, ka thënë ajo për “Indeksonline”.

Kujtojmë, se Divizioni i Lojërave të Fatit për aksionet në lokale bazohet gjithnjë në autorizimet që i jep ligji Nr.04/L-080.

Lidhur me këtë çështje, ATK çdo herë, i bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit jashtëligjshëm./Indeksonline/