10:39 / E Premte, 09 Shkurt 2018

Për prindërit, aplikacioni që i përditëson për shkollën e fëmijëve

Për shumë prindër shkolla e fëmijëve është koha e njoftimeve, detyrave, lajmërimeve. Teksa duhet të presin që fëmijët t’i sjellin këto në shtëpi, pas një ditë të lodhshme në shkollë sigurisht që harrojnë.

Por një aplikacion i ri ndihmon prindërit të zgjidhin problemin e harresave dhe orareve të mësimeve.

Sipas një studimi të ri, të kryer nga krijuesit e aplikacionit të ri, 72% e prindërve humbin ngjarjet kryesore të shkollës. Skool Loop ndihmon prindërit që në mënyrë të thjeshtë të shohin se çfarë ndodh në shkollën e fëmijës.

Sharlene Barnes, krijuesja e këtij aplikacioni thotë se ideja i erdhi pas problemit me fëmijën e saj për të qenë e përditësuar me ngjarjet në shkollë.

Shkollat që janë bërë pjesë e këtij aplikacioni shpërndajnë informacione, lajmërime, mbledhje prindërish, njoftime të rëndësishme. Prindërit që e kanë shkarkuar si aplikacion, zgjedhin shkollën ku kanë fëmijët e tyre dhe informacionin e kanë aty. Por ky aplikacion është krijuar në Australi, për një rrjet shkollash australiane.