18:51 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Përmbytet anija teksa ktheheshin nga kremtimi i muajit të Ramazanit, 13 të vdekur

Të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën sot, kur një anije me të cilën lundronin u përmbys.

“Viktimat po ktheheshin nga kremtimi i muajit Ramazanit dhe anija u përmbys pranë brigjeve të ishullit Sulawesi”, njoftuan zyrtarët në Indonezi.

Sipas autoriteteve të sigurisë, anija u përmbys nga një valë e lartë tre metra.