13:35 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Pirja e duhanit shkakton çrregullime psikike?

Rezultatet e dy studimeve të reja tregojnë se psikoza nuk është shkaktohet vetëm nga marihuana, por edhe nga pirja e duhanit.

Studimet kanë publikuar në revistat Acta Psychiatrica Scandinavica dhe The British Journal of Psychiatry.

Në bazë të rezultateve janë gjetur lidhje ndërmjet psikozës dhe konsumimit të marihuanës dhe duhanit, sidomos kur bëhet fjala për shizofreninë.

Ekspertët thonë se pirja e duhanit shkakton ngritjen e dukshme të dopaminës në tru dhe në këtë mënyrë mundëson zhvillimin e psikozës, shkruan Medical News Today.