10:17 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pirlo i bën apel Interit: Blijeni këtë futbollist

Njëri nga legjendat e mëdha të futbollit italian, Andrea Pirlo i ka bërë një rekomandim Interit për ta përforcuar mesfushën.

Ish-futbollisti i tri skuadrave më të forta të Serie A ka lavdëruar punën e Brozovic por ka thënë se kryevepra për mesfushën do të ishte një transferim i Ivan Rakitic, shkruan indeksonline.

“Brozoviç mund të jetë një njeri cilësor për Interin, ai ka nevojë për vazhdimësi. Por goditja e përsosur do të ishte Rakitiç”, shpjegoi Pirlo , i cili në nëntor të 2017 mbylli karrierën e tij në New York City .

Rakitiç , i cili kundërshtoi këtë verë një ofertë astronomike të PSG-së , zgjodhi të qëndrojë në klub por i dërgoi një mesazh bordit për të përmirësuar kontratën e tyre.

Të hënën, Bartomeu në një intervistë për Onda Cero, ka thënë se kërkesa e kroatit nuk mund të realizohet këtë vit. /IndeksOnline/

Temat: