20:07 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Plaku me shpirt të madh nuk lëshon pe, i sëmurë, por me ambicie të shëndosha

Oscar Tabarez e fitoi dashurinë e botës me prezencën e tij si trajner në “Rusia 2018”. I sëmurë, e me shkop në duar, selektori i Uruguajit korri suksese duke kaluar grupin dhe eliminuar Portugalinë nga Botërori.

Tabarez është tani 71 vjeçar, por që sot ka vendosur të vazhdojë kontratën me Uruguajin. Plakushi simpatik e ka vazhduar edhe për 4 vite kontratën për të qenë në krye të Uruguajit, shkruan Indeksonline.

Ai do të jetë në krye të Uruguajit edhe në Botërorin “Katari 2022”.

Tabarez është trajneri që ka qëndruar më së gjati në histori të futbollit në krye të ndonjë përfaqësuese. Ai është trajner i Uruguajit në 185 ndeshje me radhë./Indeksonline/