11:15 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arrestoi 24 persona për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orë e fundit ka arrestuar 24 persona, për vepra të ndryshme penale.

Në  raportin policor thuhet se në këtë periudhë kanë ndodhur 36 aksidente komunikacioni, një nga ta me fatalitet, transmeton Indeksonline.

Tutje, policia ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 128 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Pos arrestimeve, policia ka dërguar gjashtë persona në mbajtje dhe gjashtë në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/