22:02 / E Diele, 20 Maj 2018

Prej 5 ditësh i zhdukur, zbulohet letra misterioze e të riut në Vlorë

Një djalë vetëm 29 vjec është zhdukur në Vlorë prej 5 ditësh,

29-vjeçari nga Vlora ka komunikuar për herë të fundit me mamanë e tij të cilës i ka thnë se se po shkonte në spital, për t’u vizituar për shqetësimet që ndiente me shtyllën kurrizore.

E vetmja deklaratë për Kleant Celën është në Prokurori, ku persona të afërt të Çelës kanë rrëfyer edhe për një letër që ai ka lënë për familjen dhe të fejuarën.

Në letër thuhej: “Po iki përgjithmonë nga shtëpia, po iki jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, ju uroj gjithë të mirat”.

Vetë familjarët nuk kanë një shpjegim për këtë veprim të të riut. /albeu.com/

Temat: