Princ Harry së shpejti martohet por në dasëm fton tre ish të dashurat e tij (Foto)
Në 19 maj do të zhvillohet një nga evenimentet më të rëndësishme të vitit, dasma e princ Harry dhe Meghan Markle.
Ellie Goulding, Cressida Bonas dhe Chelsy Davy, janë tre vajzat të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen në dasmën mbretërore në 19 maj.
Sipas Daily Mail, Ellie ka mbetur mikeshë shumë e mirë e Harry dhe realisht është shumë e emocionuar që do të marrë pjesë në dasmën e tij me Meghan.