14:51 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Befasuese, Princ Harry dhe Meghan Markle planifikojnë të largohen nga pallati mbretëror

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan kanë befasuar për lajmin e largimit nga Kensington Palace.

Duka dhe Dukesha e Sussex, kanë hapësirë prej dy dhomash në pallatin mbretëror dhe kjo ka bërë që ata të dy të mendojnë për një largim nga aty, pasi që çifti janë në pritje të fëmijës së parë dhe kanë nevojë për një ambient më të gjerë, raporton The Sun, shkruan Indeksonline.

Çifti mbretëror nuk janë duke e konsideruar mundësinë që të gjejnë një hapësirë më të madhe në pallat, por po shikojnë të largohen krejtësisht nga aty.

“Harry dhe Meghan dëshirojnë të largohen, ata kanë nevojë për më shumë hapësirë, por nuk dëshirojnë që të jetojnë afër William dhe Catherine” ka deklaruar një burim i afërt me familjen mbretërore.

Por, zëdhënësi i Kensington Palace ka mohuar largimin e Harryt dhe Meghan nga aty, duke thënë që kjo nuk është e vërtetë./Indeksonline/