17:02 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Pritet të rinisë seanca, në sallë kthehen Veseli dhe Haradinaj (Video/Foto)

Pritet që shumë shpejtë të rinisë seanca e jashtëzakonshme për votimin e marrëveshjes kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Ndërkohë në sallën e Kuvendit të Kosovës është kthyer edhe i pari i Parlamentit, Kadri Veseli, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj si dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që seanca ishte paraparë të rinisë në ora 16:30 pasi tri herë u ndërpre nga hedhja e gazit lotsjellës nga deputetë të Vetëvendosje, teksa pesë prej tyre janë shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Votimi i demarkacionit arrin t’i hap rrugën qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt zonës Shengen./Indeksonline/