13:00 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Profesori Hajdari: Thaçi e di se kufijtë e Kosovës nuk do të preken

Profesori i Fakultetit Juridik, Azem Hajdari ka reaguar në lidhje me diskutimet për prekje apo ndryshime eventuale të kufijve të Kosovës.

Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci e di se kufijtë e Kosovës nuk do të preken dhe e fajëson se po e bënë për favore politike, që të përfitojë në zgjedhjet nacionale.

“Askush me mire se Presidenti Thaçi nuk e di se kufijtë e Kosovës nuk do te preken. Ai ketë e benë për favore politike për zgjedhjet nacionale qe pritet te mbahen vitin e ardhshëm” ka thënë Hajdari.

Profesori i të Drejtës Procedurale ka bërë edhe një krahasim me rastin e ushtrisë, ku sipas tij Thaçi do të fajësoj LDK-në për “mos bashkim” të Luginës së Preshevës.

“Ai, sikurse ne rastin e ushtrisë, do ti thotë LDK unë kisha plan për bashkim te Luginës se Preshevës me Kosovën dhe do ta beja ketë. por ketë nuk e deshi LDK”