07:32 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ajshe Haklaj: Ja çfarë di për vrasjen e Azem Hajdarit

Pas shumë vitesh Ajshe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve të vrarë Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Halkajt ka thyer heshtjen duke folur ekskluzivisht për gazetën “Shqiptarja.com”. Në pjesën e parë të botuar të dielën në gazetë ajo ka rrëfyer për herë të parë se si u tentua edhe eleminimi i saj fizik nga njerëz që siç thotë ajo ishin të lidhur me Sali Berishën.

Ndërsa në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive që është botuar sot në “Shqiptarja.com”  printAjshe Haklaj tregon se çfarë ajo di për vrasjen e Azem Hajdarit. Ajo sjell detaje se përse, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha për këtë vrasje përfshiu edhe vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia.

Në këtë rrëfim Ajshe Haklaj i jep përgjigje pyetjeve se a kishin një motiv vëllezërit Haxhia të përfshiheshin në këtë vrasje apo dënimi i tyre ishte një sajesë? Motra e madhe e vëllezërve Haklaj shpjegon se cili ka qenë roli i Jaho Mulosmanin në vrasjen e Azem Hajdarit.

Ajo riprodhon edhe njëherë atë se çfarë i tha i vëllai Fatmiri se kush ishte personi që e nxori në pritë Azem Hajdarin.