14:50 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prokuroria e Gjakovës e hapur për qytetarët

Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbajë takime të hapura me qytetarët të rajonit të  cilin e mbulon kjo prokurori, e të cilët shprehin interesim që të takohen dhe të bisedojnë me Kryeprokurorin Ali Selimaj.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka caktuar ditën e enjte, nga ora 10:00 – 15:00, që do tip ret qytetarët për takim në zyren e Kryeprokurorit, ku palët kanë mundësi të diskutojnë shqetësimet apo paqartësitë e tyre për ndonjë rastë të caktuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, do të vazhdojë të mbajë komunikimin dhe bashkëpunimin me publikun, me qëllim të transparencës, si element kryesor i procesit të punës së kësaj prokurorie./Indeksonline/