12:06 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit (Foto)

Seanca gjyqësore ndaj tre shtetasve të huaj dhe një kosovareje është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Strahinja Danokoviq dhe Laureta Zuba, u arrestuan të mërkurën mbrëma në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Seanca është e mbyllur për media ndërsa mësohet se prokurori i rastit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të gjithë të arrestuarit.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka dëgjuar deklarimet e të arrestuarve dhe gjatë ditës do të nxjerr vendimin e tij për rastin.

Të arrestuarit ishin shpallur prej kohësh në kërkim nga Interpoli me dyshimin se janë të përfshirë në vrasje e kidnapime të njerëzve në Mal të Zi.

At mëngjesin e sotëm u dërguar në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie./Indeksonline/