07:24 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Putin diskuton për programin bërthamor të Koresë së Veriut me Shinzo Abe

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë një diskutim me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, ku kanë folur për programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe çështje të tjera.

Mirëpo pas takimit në qytetin rus, Vladivostok, Putin ka thënë se ata kanë shkëmbyer pikëpamje për “çështje të rëndësishme ndërkombëtare”.

Gjithashtu ai ka deklaruar se Moska dhe Tokio “do t’i vazhdojnë kontaktet e ngushta për të nxitur dialogun ndër-korean”.