19:36 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Qabi e ka ditëlindjen, Xhakarta e uron anipse ai s`ia bleu `Porsche Panamera-n` (Foto)

Çifti i “O sa mirë” janë ata që i bëjnë edhe më `funny` episodet e këtij seriali.

Xhakarta këtë herë është treguar zemërmirë. Ndonëse Qabi ende nuk ia ka blerë “Porsche Panamera-n” që ajo e do kaq shumë, bukuroshja ia ka uruar ditëlindjen, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi të publikuar në Instastory-n e saj, aktorja Arta Elezaj ka shkruar “Urime ditëlindjen”, duke iu referuar aktorit Ridvan Murati.

Kaçurrelja në seria e luan rolin e të dashurës së djaloshit nga Lugina e Preshevës i cili ka shumë para, e kjo edhe është arsyeja pse vendos të qëndrojë me të./Indeksonline/