09:09 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Qëndrimi i LDK-së për Specialen i pandryshueshëm

Muajin që lamë pas pati përpjekje për shfuqizimin e ligjit që qoj në krijimin e Gjykatës Speciale apo Dhomave të Specializuara. Këto përpjekje nuk u pritën fare mirë sidomos nga faktori ndërkombëtarë, reagimet e të cilëve ishin pothuajse të pa pritura.

Një nga subjektet politike që e kundërshtoi që në fillim shfuqizimin e ligjit për Specialen ishte Lëvizja Demokratike e Kosovës. Deputeti i këtij subjekti, Arben Gashi në një prononcim për Indeksonline tha se nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimi i LDK-së për Gjykatën Speciale.

“Nuk ka konfuzion, LDK ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, ajo është një e keqe që i ka ndodh Kosovës por tashmë është e pa ndryshueshme” tha Gashi.

Ndryshe,  i pyetur edhe për qëndrimin e LDK-së në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, Gashi tha se së pari duhet të shohim qëndrimet e koalicionin qeverisës.

“Për demarkacionin duhet me marrë vendim Kuvendi por së pari të shohim qëndrimet e koalicionit qeverisës çfarë qëndrimi kanë ata. Varet prej Kryeministri Haradinaj, duhet ti tregojë Kuvendit se cili është qëndrimi institucional” ka përfunduar Gashi./Indeksonline/