08:51 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Rafinhas nuk i pritet, bën “like” Interin [Foto]

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ende nuk ka rënë në ujdi me krerët e Barcelonës për transferimin e Rafinhas.

Marrëveshja me klubin katalanas nuk është gjetur ende, pasiqë Barcelona nuk ka pohuar asgjë.

Për të blerë vëllain e Thiago Alcantara, oferta e paraqitur nga Inter duhej të ishte: kredi falas me të drejtë blerje për 35 milionë euro. Tani “topi” është në anën e Barcelonës, që duhet t’i japin finalizimin kësaj pune, në një mënyrë apo tjetrën.

Ndërkohë Rafinha duket që nuk fshehë dëshirën e tij për të luajtur në Inter. Pak kohë më parë, futbollisti brazilian ka pëlqyer një publikim të faqes së Inter në profilin zyrtar të klubit. /IndeksOnline/