15:45 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Tucheli nuk e ndërron mendjen: Vendimi s’ndryshon, jam i fokusuar në ndeshjet e fundit

Kohët e fundit u shtuan zërat se Bayern Munichu do zëvëndësoj trajnerin në largim Thomas Tuchel me trajnerin aktual të Kombëtares së Austrisë Ralf Rangnick.

Por tifozët, kanë krijuar një peticion duke kërkuar qëndrimin e Tuchelit dhe duke kundërshtuar ardhjen e Rangnickut në vendin e tij shkak që ky i fundit ka qenë trajner i skuadrave rivale të Bayernit.

Ky peticion ka mbledhur rreth 10 mijë nënshkrime, shkruan IndeksOnline.

Për këtë gjë ka reaguar edhe Thomas Tuchel, i cili tha:

“Për mua kjo është një temë e këndshme që njerëzit duan të më mbajnë këtu. Por për mua nuk ka prioritet”. “Nuk dua ta marr si justifikim apo shpërqendrim. Jemi në fokus të plotë në ndeshjet e fundit”.

Kujtojmë që Tuchel, do të largohet në fund të këtij sezoni pas një sezoni zhgënjyes për skuadrën bavareze duke u eliminuar nga DFB Pokal dhe humbjen e titullit nga Bayer Leverkuseni.

Synimi i tij është të fitoj Ligën e Kampionëve pasi që klubi i tij, gjendet në gjysmëfinale dhe do përballet kundër Real Madridit./IndeksOnline/