14:10 / E Premte, 12 Janar 2018

Reagon vëllai i Agron Sylejmanit: Mos i besoni Shkumbinit, prisni Gjykatën Speciale (Foto)

Të enjten mbrëma opinioni kosovar u trondit nga dëshmia e një të dënuari i cili përmendi shumë emra të përfshirë në vrasjet e pasluftës. Shkumbin Mehmeti, në mesin e shumë emrave përmendi edhe Agron Sylejmanin, i cili tashmë është i vdekur. E për këtë ka reaguar sot vëllai i Agronit, Dritoni duke thënë se arsyeja e deklaratës është se atij (Shkumbinit) i është premtuar nga presidenti lirimi me amnisti në këmbim të kësaj deklarate.

“Ai trillon se ka qenë shok me Agronin, ai nuk ka qenë shok por pasi ka dal në arrati ka marr uniformën policore dhe ka bërë keqpërdorime me ta, hajni e plaçkitje. Ai përveç rastit të 2004 dhe vrasjeve të policëve asgjë tjetër nuk thotë se unë kam kryer, por veç kam dëgjuar. Dua t’iu drejtohem familjarëve të të vrarëve, mos të bien pre e këtij xhihadisti i cili ka tentuar të ik nga burgu dhe të shkoj në Siri, por ka dështuar”, ka thënë Dritoni në letrën e tij dërguar në Indeksonline.

Kjo është letra e plotë e Driton Sylejmanit e arritur në Indeksonline:

Unë Driton Sylejmani demantoj deklaratën e dhënë mbrëmë në Klan Kosova ku përmendet emri i vëllait tim Agron Sylejmanit.

Këto deklarata të cilat i jep i akuzuari dhe i dënuari me 30 vite burg nuk qëndrojnë dhe janë të gjitha trillime e fabrikime.

Arsyeja e deklaratës është se atij i është premtuar nga presidenti lirimi i tij me amnisti në këmbim të kësaj deklarate.

Ai trillon se ka qenë shok me Agronin, ai nuk ka qenë shok por pasi ka dal në arrati ka marr uniformën policore dhe ka bërë keqpërdorime me ta, hajni e plaçkitje.

Ai përveç rastit të 2004 dhe vrasjeve të policëve asgjë tjetër nuk thotë se unë kam kryer, por veç kam dëgjuar.

Dua t’iu drejtohem familjarëve të të vrarëve mos të bien pre e këtij xhihadisti i cili ka tentuar të ik nga burgu dhe të shkoj në Siri, por ka dështuar.

Posaçërisht familjes Mustafa, të cilën janë duke u maltretuar me deklarata duke thënë se herë personi që e ka vrarë Mustafën ka qenë ish-deputet, herë është në ministri, e tash po etiketohet Agroni i cili veç është i vdekur dhe po e akuzon me disa gjëra për t’i mbuluar të fëlliqurat e veta.

Këto deklarata po bëhen tani që është aktivizuar Gjykata Speciale dhe po mundohet t’i mveshen kryeministrit këto gjëra e etiketime të pabaza.

Aty nuk akuzohet asnjëherë Xhavit Haliti, koka e krimit të Dukagjinit e as njerëzit e Drenicës që kanë qenë në koordinim me Xhavitin gjithë kohën.

Dhe një herë ju familjarë priteni Gjykatën Speciale dhe mos bini pre e këtij matrapazi.