08:54 / E Premte, 12 Janar 2018

Rita Ora shënon suksesin më të madh të karrierës së saj (Foto)

Rita Ora është momentalisht një nga këngëtarët më të kërkuara dhe më të komentura në botë. Koncertet e shumta, pjesmarrja ne evente prestigjioze e numri i madh i projekteve muzikore e bëjnë atë një nga këngëtaren më aktive në botën e muzikës, shkruan Indeksonline.

Rita ka shënuar edhe një sukses të madh në karrierën muzikore. Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes rrjetit të saj social Instagram.

Rita ka treguar që me këngën e saj Anywhere ka arritur të thyej rekordin në karrierën e saj, pasi që kjo këngë ka qëndruar për 10 javë në top dhjetëshën e këngëve në US./Indeksonline/