07:08 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Hapet Panairi Virtual i Karrierës

Sot në sallën 1 Tetori “bëhet hapja solemne e edicionit të tetë të Panairit Virtual të  Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, respektivisht Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe mbështetur nga projekti partner DIMAK Kosova – GIZ.

Në këtë panair marrin pjesë  25 institucione,  kompani  dhe organizata, të cilat do të ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit informacione rreth mundësive për orientim dhe zhvillim në karrierë, punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj.

Rrafshi Virtual pvk.uni-pr.edu, është një mundësi e re që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informacione për mundësitë që ofron tregu i punës dhe këshilla për edukim dhe orientim  në karrierë. Motoja e këtij edicioni është: »Eja, tako punëdhënësin tënd potencial!”.

Në hapjen zyrtare të Panairit Virtual të  Karrierës do të jetë i pranishëm  Rektori  i  UPHP-së, Prof. Dr. Marjan Dema, me bashkëpunëtor dhe përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse, studentë dhe të diplomuar. Të pranishmëve do të ju drejtohet rektori Dema me një fjalë rasti.

Përveç kompanive që potencialisht mund të ofrojnë vende të punës dhe punë praktike dhe organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera,  në platformën virtuale  maturantët  do të gjejnë informata për programet e studimit të UPHP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë të shkarkueshme shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese në ekarriera.uni-pr.edu dhe pvk.uni-pr.edu

Kompanitë, institucionet dhe organizatat pjesëmarrëse janë:

Anglia Academy Kosovo,

Deloitte Kosovo,

American Councils for International Education,

IPKO Foundation,

American Advising Center (AAC),

Alumni Club Kosovo – Internship Programme of German Business,

SMART Center,

Business Development Group,

UN Youth Task Force,

Busulla,

MASHT,

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS),

Pen – Peer Educators Network,

Venture UP,

Qendra për Studime Universitare – FSK,

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”,

Universiteti  i Prizrenit “Ukshin Hoti”,

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”,

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”,

Zyra për marrëdhënie më jashtë-UP,

The Huntsman Kosovo,

The HeadHunter Kosovo ,

APPK,

Shoqata Alumni UP,

LIMAK Holding/ Aeroporti Ndëkombëtar i Prishtinës.