13:03 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrëmbehet një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Abdulla Tahiri” në Gjilan, një person është kapur me forcë nga dy persona tjerë dhe është futur në makinë.

I rrëmbyeri ka kërcyer nga vetura, por dy të dyshuarit kanë zbritur dhe e kanë rrahur atë, të cilët pastaj janë arrestuar.

Ja njoftimi i policisë:

“Rrëmbim”, Gjilan, Rr. “Abdulla Tahiri”

Me 30 janar 2018, rreth orës 19:40, dy te dyshuarit  shqiptar shtetas të Kosovës e kishin takuar  viktimën  po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës  ku pas disa bisedave rreth një mosmarrëveshje, besohet motive të ulta, duke përdorur forcën e fusin viktimën në makinën e tyre Opel Astra me targe 06. Te njëjtit tentojnë ta dërgojnë jashtë qytetit ,mirëpo viktima arrin që në ta hape derën dhe kërcen nga vetura. Pas kësaj dy të dyshuarit dalin nga vetura dhe e sulmojnë fizikisht viktimën ku i shkaktojnë lëndime trupore . Njësitet policore Reaguese nga stacioni policor i Gjilanit kanë arritur ti arrestojnë dy të dyshuarit e dhe me urdhër të prokurorit u caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti i cilësuar si “Rrëmbim” i referohet PTH-së.  /Indeksonline/

 

Temat: