09:21 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

‘Rrena e kulluar’ e kryeministres serbe, flet për takimin me Trump dhe biseda për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka zhvilluar një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Këshillin e Kombeve të Bashkuara.

Mediat beogradase raportojnë se Brnabiq ka falënderuar numrin një të SHBA-së për ndryshimin e qasjes së Uashingtonit karshi shtetit të Serbisë.

“I jemi mirënjohës presidentit Donald Trump për qasjen dhe qëndrimin e administratës së tanishme në Amerikë dhe mirëkuptimin për qëndrimin tonë karshi Kosovës dhe Metohisë”, është shprehur ajo, transmeton Indeksonline

E përditshmja “Kurir” shkruan se presidenti Trump shkëmbeu disa fjalë me kryeministren e tyre. “Serbët janë njerëz të mirë”, ka deklaruar Trump, sipas këtij mediumi.

Ndryshe, mbrëmë shefja e qeverisë serbe mori pjesë në pritjen tradicionale të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara para nisjes së debatit në Kuvendin e OKB-së. /Indeksonline/